Dështon zgjedhja e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Dështon zgjedhja e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh edhe komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, pasi që asnjëri nga tre kandidatët e propozuar nuk kanë arritur të marrin votat e duhura, njofton Insajderi.

Bujar Sadiku, Krenare Sogojeva-Dermaku dhe Muharrem Mustafa ishin tre kandidatët për këtë post, por që nuk kaloi asnjëri në procedurën e votimit.

Me këtë rast kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se konkursi për këtë pozitë duhet të përsëritet.

Me kaq Kuvendi përfundon sesionin veror./Insajderi.com