Detaje nga dëshmitë që pasagjerët e aksidentit në Kroaci dhanë në Gjykatë

Detaje nga dëshmitë që pasagjerët e aksidentit në Kroaci dhanë në Gjykatë

Të martën pasdite, pesë pasagjerë të autobusit i cili u aksidentua të dielën në Kroaci, duke lënë të vdekur dhjetë persona, u sollën në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Slavonski Brod për t’u marrë në pyetje, transmeton Insajderi.

Media kroate “sbonline” ka publikuar detajet e marrjes në pyetje nga Zëvendës Prokurori i Qarkut.

“Ne intervistuam tre pasagjerë nga pesë që erdhën në Gjykatën e Qarkut. Vetëm tre u morën në pyetje, sepse po prisnin për transport urgjent në Kosovë. Dy dëshmitarë thanë se ishin në gjumë në momentin kur ndodhi aksidenti dhe nuk e dinin kush po drejtonte autobusin, dhe një dëshmitar tha që i dyshuari po voziste”, konfirmoi Zëvendësi i Prokurorit të Shtetit të Qarkut, Franjo Kopuniq.

I pyetur nëse udhëtarët e kishin parë të dyshuarin, Kopuniq u përgjigj:

Në pyetjen nëse udhëtarët e kishin parë duke vozitur të dyshuarin, Kopuniq tha se “ai dëshmitar e kishte parë atë dhe ishte zgjuar kur ndodhi aksidenti dhe pretendon se ai [i dyshuari] po voziste.

Gjithashtu u konfirmua se gjatë marrjes në pyetje, pasagjeri shikoi dhe njohu shoferin e dyshuar. U konfirmua gjithashtu se të dy pasagjerët po shikonin edhe shoferin e dyshuar, por siç u përmend tashmë ata ishin në gjumë dhe nuk e dinë se kush po drejtonte autobusin në kohën e aksidentit.

Një autobus me targa të Kosovës u aksidentua të dielën duke dalë jashtë rrugës në afërsi të Sllavonski Brodit në Kroaci duke shkaktuar vdekjen e dhjetë pasagjerëve, gjersa mbi 40 janë lënduar.

Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Shoferit që po voziste në momentin tragjik, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./Insajderi.com