Detaje nga djegia e autobusit në Zhur – ishte i linjës së rregullt Dragash-Prizren-Beograd

Detaje nga djegia e autobusit në Zhur – ishte i linjës së rregullt Dragash-Prizren-Beograd

Zëvendësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka treguar detaje lidhur me djegien e autobusit në Zhur të Prizrenit.

Gashi ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, por nuk është raportuar për të lënduar derisa në vendin e ngjarjes policia dhe zjarrëfikësit po punojnë që të shuhet zjarri.

“Po është djegur një autobus. Njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, sepse rasti është raportuar diku rreth orës 22. Persona të lënduar nuk ka. Në lidhje me shkaktarin e zjarrit, janë ekipet e specializuara nga njësia e preventivës të cilët do të tregojnë”, ka treguar Gashi.

“Ende është duke u punuar në vendin e ngjarjes të shuhet zjarri. Rasti është në rrugën Zhur – Prizren, por vija e rregullt është Dragash – Prizren – Beograd”, ka treguar Gashi. /Insajderi.com