Detaje nga operacioni kundër krimit në kufi

Detaje nga operacioni kundër krimit në kufi

Policia e Kosovës ka kryer arrestime të shumta në pikën e Doganës së Kosovës në Vërmicë.

Burimet e Insajderit, kanë treguar se në operacion janë AKI bashkë me Doganën dhe Policinë e Kosovës.

“Sonte jemi në operacion bashkë me doganën në arrestimin e doganiereve të korruptuar. Arrestime ka sonte dhe nesër ndërsa ky hetim ka zgjatë që katër muaj. Janë arrestuar doganierët e pikës së Vërmicës për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, treguan burimet e Insajderit.

Të arrestuarit dyshohet që në mënyrë ilegale, përmes korrupsionit, kanë lejuar që të futen në vendin tonë, nga Shqipëria, sasi të mëdha të mallit të kontrabanduar./ Insajderi.com