Detaje nga shpërthimi i mbrëmshëm në veri të Mitrovicës

Detaje nga shpërthimi i mbrëmshëm në veri të Mitrovicës

Në restorantin “Simonida” në Veri, mbrëmë ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Ky restorant gjendet në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, kurse në afërsi është edhe një pompë e benzinës.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëmtime në kuzhinë e restorantit.

Kështu të paktën ka thënë për Kossesv, zv/komandanti i Policisë në veri, Besim Hoti.

“Nuk ka viktima, dëmi ishte shkaktuar në kuzhinë. Ne jemi duke hetuar në vazhdim për të sqaruar rrethanat, dhe detajet tjera do të kuptohen më vonë”, tha për Kossev zëvendëskomandanti i Policisë në veri, Besim Hoti.