Detaje nga sulmi me gurë i autobusit të Kosovës në Serbi

Detaje nga sulmi me gurë i autobusit të Kosovës në Serbi

Një autobus që po barte pasagjerët nga Kosova, është sulmuar mbrëmë me gurë në shtetin serb.

Autobusi i kompanisë “Festimi Tours” është sulmuar në Kryeshevac, më saktësisht në hyrje të autostradës.

Zyrtarë të Kompanisë “Festimi” kanë bërë të ditur për Inasjderin se Policia serbe ka dalur në vendin e ngjarjes 15 apo 20 minuta pasi ka ndodhur sulmi.

“Po është e vërtetë rasti ka ndodhur dikun kah ora 22:30. Rasti ka ndodhur në Kryeshevac në hyrje të autobanit. Kanë ardhë policia mas 15-20 minutave, pastaj autobusi është kthyer apet në Kosovë”, ka bërë të ditur kjo kompani.

Autobusët nga Kosova janë sulmuar në shtetin serb edhe herave të tjera.

Për këtë kishin reaguar edhe liderët institucionalë të Kosovës.

Kohë më parë në Serbi ishin sulmuar edhe dy të rinjë nga Kosova, njëri prej tyre që ishte në gjendje të rëndë.

Të njëtit para disa ditësh janë kthyer në Kosovë. /Insajderi.com