Detaje nga tërmeti që shkundi Shqipërinë, në këto qytete u dëgjuan dridhjet

Detaje nga tërmeti që shkundi Shqipërinë, në këto qytete u dëgjuan dridhjet

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur Shqipërinë, mbrëmjen e së martës duke rikthyer panikun.

Lëkundjet e të forta të tërmetit, janë ndjerë në Tiranë, Durrës, Elbasan e Fushë-Krujë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.48 të shkallës rihter, ndërsa ende nuk dihet nëse ka shkaktuar dëme. Epiqendra e tërmetit ka qenë Durrësi.

Ky tërmet vjen pas atij të 26 nëntorit, ku 51 persona humben jetën e disa të tjerë u plagosen e mbeten pa shtëpi.