Detaje nga vdekja e çiftit në Shkodër – burri ishte polic  

Detaje nga vdekja e çiftit në Shkodër – burri ishte polic  

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë ish-polici dhe bashkëjetuesja e tij.

Sipas informacioneve mësohet se në makinë ka qenë dhe një fëmijë jo më shumë se 2 vjeç, por fatmirësisht ai nuk ka pësuar asnjë lëndim. “Panorama” ka mundur të sigurojë dhe një foto të viktimës ish-efektivit të policisë që u vra sot në mëngjes në makinën e tij në makinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tyre, pasi ata janë qëlluar në makinë sapo kanë parkuar makinën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, por ende nuk dihen rrethanat e plota të saj. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë në Shkodër.