Detaje për grabitjen në pompë të benzinës në Prishtinë

Detaje për grabitjen në pompë të benzinës në Prishtinë

Të mëngjesin e së martës nën kërcënim është grabitur një pompë e benzinës në Prishtinë.

Sulmuesi me një veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes, njofton Insajderi.

Por, Policia me sukses ka arritur që ta arrestojë atë gjatë ikjes

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 766 euro para kesh, dy telefona celular, dy pasaporta në emrin e tij dhe një fishek i armës së zjarrit.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënim të armës kishte grabitur një shumë të parave. I dyshuari pasi e kishte kryer grabitjen, e kishte goditur në kokë njërin prej viktimave pastaj me një veturë ishte larguar nga ai lokacion. I dyshuari nga njësitë policore është tentuar të ndalohet, por i njëjti nuk ishte ndalur duke i rrezikuar kështu zyrtarët policor. Pas braktisjes së veturës në një lokacion, i njëjti ka vazhduar në këmbë dhe është arritur që të arrestohet nga njësitë policore, ku si pasojë e rezistencës, gjatë arrestimit të tij kanë pësuar lëndime zyrtarët policor. Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 766 euro para kesh, dy telefona celular, dy pasaporta në emrin e tij, dhe një fishek i armës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore është konfiskuar edhe vetura të cilën e kishte përdorur i dyshuari”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Insajderi.com