Detaje se si u infektua personi i fundit me koronavirus në Fushë Kosovë

Detaje se si u infektua personi i fundit me koronavirus në Fushë Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se në Kosovë janë shënuar edhe 79 raste të reja me koronavirus.

Në mesin e tyre edhe një rast në Fushë Kosovë, përcjell Insajderi.

Detaje për këtë rast ka dhënë zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Topalli ka shkuar se ky rast është rast kontakti i cili jeton tani e disa muaj në rrugën e Uglarit në Fushë Kosovë dhe i cili është me prejardhje nga fshati Buroj i Skënderajt.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar Qytetar të Komunës së Fushë-Kosovës

Në Fushë-Kosovë kemi pasur tre persona të infektuar nga COVID 19 nga fshati Miradi e Ulët prej të cilëve në testin e bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, 2 prej tyre kanë dalur negativ dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dje Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se kemi një rast të ri nga Fushë Kosova që rezultoi pozitiv, pra i infektuar nga COVID 19. Ky është rast kontakti i cili jeton tani e disa muaj në rrugën e Uglarit në Fushë Kosovë dhe i cili është me prejardhje nga fshati Buroj i Skënderajt.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Shtabi Komunal i Krizës ka vendos kontaktet me familjen duke i ofruar masat mbrojtëse. Fillimisht është dezinfektuar rruga ku banon i infektuari pastaj hyrja ku banon si dhe i është ofruar ushqim për familje.

Kryetari i Komunës dhe njëherit edhe Kryetar i Shtabit Emergjent z.Burim Berisha, lutë të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të përcjellin masat preventive që ka marr IKSHP, Qeveria e Kosoves dhe Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës./Insajderi.com