Detaje se si vidhte fondet humanitare lezhjani i arrestuar

Detaje se si vidhte fondet humanitare lezhjani i arrestuar

Sot në Lezhë, Policia ka arrestuar shtetasin Arian Meli i cili mësohet se në emër të Qeverisë së Shqipërisë ka krijuar një llogari në rrjetin social Facebook, ku ka mbledhur shuma monetare për dëmet e tërmetit.

30-vjeçari kishte hapur një llogari me emrin “Rilindja” duke përfituar fonde nga solidariteti i donatorëve të ndryshëm.

Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status.

Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.

Ashtu siç është bërë e ditur vazhdimisht nga strukturat shtetërore, i vetmi kanal unik shtetëror për ofrimin e donacioneve apo ndihmave është nëpërmjet portalit e-albania/dhuro./ Insajderi.com