Policia e Kosovës njofton se në vetaksidentin që ka ndodhur dje në fshatin Gadime të Lipjanit ka humbur jetën një 12-vjeçar.
Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur edhe dy të tjerë, vozitësi i veturës dhe një pasagjer tjetër, të cilët janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është vetë aksidentuar.
Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar-fëmijë (2009), i cili ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK, ndërsa lëndime ka pësuar edhe i dyshuari-drejtuesi dhe një pasagjerë mashkull kosovar. Të lënduarit për shkak të lëndimeve janë duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion në Prishtinë./Insajderi.com