Detaje të reja për vrasjen në Ferizaj: Djali e mbyti nënën me thikë

Detaje të reja për vrasjen në Ferizaj: Djali e mbyti nënën me thikë

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Ferizaj, ku djali e ka vrarë nënën e tij 83 vjeçare, njofton Insajderi.

Siç thotë Major Mehmetali Hajdini për Insajder-in, dyshohet se në këtë vrasje është përdorur mjeti i mprehtë apo thika, e cila më pas është konfiskuar nga policia.

“Dyshohet se është përdorur mjeti i mprehtë (thikë), të cilën e kemi konfiskuar si dëshmi materiale”, ka thënë Hajdini për Insajderin.

Në mëngjesin e sotëm, një burrë 62-vjeçar kishte vrarë nënën e tij 83-vjeçare, në rrugën Ejup Statovci në Ferizaj.

Rastin për Insajderin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka thënë se trupi i viktimës është dërguar në Mjekësinë Ligjorë për obduksion, ndërsa i dyshuari për vrasjen e saj është arrestuar.

“Rasti ka ndodhur sot në rrugën Rrustem Statovci, viktima është e gjinisë femrore, diku rreth 38 vjeçare. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe për momentin jemi duke e intervistuar. Pasi të kryhet të gjitha hyetimet do të dalim me një njoftim. Për momentin rasti është “hetim i vdekjes””, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, me anë të një komunikate për media kanë bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Insajderi.com/