Prishjet në Korporatën Energjetike të Kosovës e kanë të pamundur t’i përmirësojnë inxhinierët e Kosovës, prandaj ka lindur nevoja për angazhimin e një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë.
Problemi, siç ishte bërë e ditur, qëndron te dëmi i turbinave në Bllokun B-2.
Angazhimi i këtij ekipi ka bërë bujë të madhe në Kosovë, meqë është tentuar të lidhet edhe me atë që kryeministri Albin Kurti, thoshte sa ishte në opozitë, se ideja e tij është kthimi i trurit në Kosovë – pra ardhja e ekspertëve shqiptarë që aktualisht jetojnë dhe punojnë në vende të tjera.
Sipas kësaj kontrate, angazhimi parashihet të bëhet në 21 ditët e ardhshme, kurse vlera e parashikuar e kontratës ishte 200 mijë euro.
Por, meqë oferta me çmimin më të ulët të ofruar ishte 248 mijë e 650 euro, atëherë kaq është edhe vlera e përgjithshme e kontratës.
Gjithashtu, në kontratë bëhet e ditur se pagesa bëhet nga KEK-u dhe jo nga “buxheti i konsoliduar i Kosovës”.
Në njoftimin për nënshkrim të kontratës së publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurorimit Publik, thuhet se arsyeja e angazhimit të këtyre ekspertëve ka ardhur pasi KEK’u s’ka kapacitete teknike dhe ekspertizë profesionale të përballoj problemin me forcat e veta.
Në njoftimin për nënshkrim të kontratës së publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurorimit Publik, thuhet se arsyeja e angazhimit të këtyre ekspertëve është sepse KEK’u s’ka kapacitete teknike dhe ekspertizë profesionale të përballoj këtë avari me forcat e veta.
“KEKu nuk ka kapacitete teknike dhe ekspertizë profesionale të përballoj këtë avari me forcat e veta, prandaj është e domosdoshme angazhimi i ekspertëve nga Gjermania të GE, që janë prodhuesit origjinal të turbinës. Njësia B2 nuk mund të startohet me këto defekte pa u bërë ky inspektim për të ditur hapat e mëtejmë dhe përcaktuar nivelin e sigurisë se operimit me këtë gjendje. Sa do të jetë nevoja për pjesët e reja, për cilat prej tyre, dhe se cili do të jetë vëllimi i punëve të riparimit duhet ta përcaktohet me këtë inspektim”, thuhet në njoftim.
Kosova ka disa ditë që ka pasur probleme me furnizim me rrymë. Problemet është thënë se janë të dy linjave – të jashtme, sepse tregu global i energjetikës është në krizë dhe ka shtrenjtim çmimesh dhe të brendshme, sepse ka pasur prishje në KEK.
Madje, është aluduar se prishjen kanë qenë edhe të qëllimshme, për të sabotuar punën, megjithëse asgjë konkrete nuk është prezantuar për këtë akuzë.