Për sekuestrimin e 1.3 ton kokainë u organizua një operacion ndërkombëtar ku morën pjesë DEA amerikane, Guardia di Finanzia, Policia shqiptare e polici të tjera të vendeve të rajonit.
Kamioni me banane ku ishte fshehur sasia e madhe e drogës kaloi edhe përgjatë territorit shqiptar, por agjentët e policisë nuk vepruan. Kjo për të parë se kush e kishte porositur lëndën narkotike.
Droga erdhi nga Mali i Zi nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër dhe doli nga pika kufitare e Qafë Thanës, duke hyrë në Maqedoninë e Veriut.
Destinacioni final i saj ishte Sllovenia. Sipas informacioneve të mara, kokaina vinte nga Amerika Latine. Pasi kamioni u ndal në një magazinë frutash në mbrumen e sotme në Krushopek të Sarajit, policia ndërhyri.
Tri persona ranë në pranga, dy shoferë dhe një magazinier, që punonin në këtë magazinë. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë pjesë të rrjetit kriminal që solli drogën.