Nga aksidenti në Komoran, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë për Insajderin se në aksident janë përfshirë tri automjete.
“Në rr. Prishtinë- Peje afër Komoranit pak pas orës 19:00 është shkaktuar aksident trafiku ku sipas informacioneve fillestare nga tereni janë përfshirë tri automjete. Deri tani sipas informacioneve 6 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet policore dhe ato kompetente për menaxhim të trafikut në autostradë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe po kryejnë procedurat e nevojshme në vendin e aksidentit”, ka thënë Hoxha.
Ai tutje ka kërkuar nga vozitësit, që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.
“Duke iu referuar ndryshimeve atmosferike, te reshurave te shiut dhe zboglimit te dukshmerise qe mund të paraqiten nëpër rruget tona, kryesisht gjatë orëve të mbramjes, natës dhe orëve të hershme të mëngjesit, kërkojmë nga të gjithë pjësmarrësit në trafik në veqanti drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut, në veqanti ato mbi përcaktimin e shpejtësisë dhe vozitjen të ia përshtatin kushteve të rrugës”, deklario Daut Hoxha. /Insajderi.com