Detyroi të dashurën e mitur të kryejë marrëdhënie seksuale me shokun e tij, një muaj paraburgim

Detyroi të dashurën e mitur të kryejë marrëdhënie seksuale me shokun e tij, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit F. K., pasi dyshohet për prostitucion.

Sipas njoftimit, F.K. dyshohet se me datën 10 mars 2021, në një vilë në Gjakovë, ka detyruar të dashurën e tij të mitur që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokun e tij me inicialet D.J., në këmbim të parave.

“Me date 10 mars 2021, në Gjakovë, saktësisht në vilat “M…” në fshatin D., i pandehuri F.K., në bashkëveprim me të dashurën e tij të miturën ……. ….., rekrutojnë dhe organizojnë personin tjetër të miturën … ……., që me qëllim të mundësimit të prostitucionit të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij D. J., në këmbim të shumës prej 200 euro”, thuhet në komunikatën për media.

Me këto veprime i pandehuri F. K., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” në bashkëkryerje./Insajderi.com