artikull i sponsorizuar

UP dhe AAB, dy institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë

UP dhe AAB, dy institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë

Janë publikuar rezultatet e edicionit të janarit, të ranglistës së universiteteve botërore Webometrics. Bazuar në këto rezultate, listës së universiteteve të Kosovës, sërish i prijnë Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji AAB.

Krahasuar me edicionin e muajit korrik 2017, kur kishte pësuar rënie në rangimin e universiteteve botërore, sipas Webometrics, Universiteti i Prishtinës këtë radhë ka arritur të përmirësojë pozicionin e vet duke u ranguar për 640 vende më lartë në listë.

Sipas rezultateve të shpallura sot, në këtë ranglistë, lider i arsimit jopublik të Kosovës, vazhdon të mbetet Kolegji AAB, i cili pozicionimin e vet në raport me universitetet botërore e ka përmirësuar për 1107 vende, duke mbajtur kështu edhe pozicionin më të mirë të të gjitha institucioneve jopublike në rajon.

Ndërkohë, institucionet tjera të Kosovës, publike e private, as në këtë edicion nuk kanë arritur të pozicionohen në 10 mijë pozitat e para.

Ndryshe, Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji AAB, mbeten të vetmet institucione shqiptare të cilat në rangimet që bën Webometrics, ditë më parë kanë arritur të futen edhe në mesin e 5 mijë universiteteve botërore të ranguara sipas citimeve në Google Scholar.

Nga universitetet e Shqipërisë, më së miri janë ranguar Universiteti Bujqësor dhe Universiteti Politeknik, duke lënë prapa Universitetin e Tiranës, ndërsa Universiteti Shtetëror i Tetovës rangohet si i shtati në Maqedoni.

Ranglista e universiteteve botërore sipas Webometrics, shpall rezultatet dy herë në vit, në janar dhe në korrik ndërsa në të përfshihen rreth 30 mijë universitete botërore. Në tri pozitat e para të kësaj rangliste janë radhitur: Universiteti i Harvardit, Universiteti i Stanfordit dhe Universiteti i Masaçusetsit.

Për më shumë ndiqni kronikën e transmetuar në RTK: