
Gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar edhe për pushimet verore zbatoheshin rregulla të posaçme për mënyrën sesi duhej të organizoheshin pushimet verore.
Për të pushuar nevojitej autorizim i posaçëm. Në vijën bregdetare të vendit për udhëheqjen e lartë u ndërtuan shtëpi pushimi të veçanta ndërsa për familjarët u ndërtuan kampe.
Fletët e kampit ishin të kufizuara në numër dhe jo të gjithë punëtorët apo familjarët arrinin të siguronin një fletë kampi.
Bregdeti i Dhërmiut do të ishte një bregdet i pëlqyer dhe nga turistët e huaj që vinin nga blloku lindor e madje nuk do të mungonin as diskutimet konkrete me shtete të ndryshme që kërkonin të ndërtonin infrastrukturën e përshtatshme për të sjellë qytetarët e tyre për të pushuar.
Pamjet e mëposhtme i përkasin një dokumentari të vitit 1963, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, që kanë si synim të promovojnë zonat turistike të Shqipërisë./Tv SCAN/