Erëra të rrëmbyeshme e reshje të mëdha shiu kanë lënë pasoja pothuajse në tërë vendin. Shtylla elektrike të rrëzuara, çati të rrëzuara të shtëpive, toka bujqësore etj janë vetëm disa nga dëmet që janë shkaktuar gjatë ditës së djeshme.
Po ashtu, energjia elektrike është ndërprerë menjëherë gjatë stuhisë për shkak të shtyllave të rrëzuara nga erërat e fuqishme. Në disa fshatra të Kosovës energjia është ndërprerë me mbi 10 orë për shkak të stuhisë së madhe.
Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS, për Indeksonline ka thënë se qindra punëtor të KEDS-it kanë dalë menjëherë në terren për rregullimin e tyre.
“Ka pasur shumë shtylla të thyera dhe dëme të konsiderueshme. Mirëpo, shumica e prishjeve janë rregulluar ndërsa disa janë në rregullim e sipër. Por, qindra punëtor të KEDS-it kanë dalë menjëherë në terren” ka thënë Buzhala.
Buzhala me tutje ka thënë se komuna me e prekur nga stuhia ka qenë Prishtina. Mbi 50 prishje thekson të kenë qenë në Prishtinë, Obiliq e Podujevë.
“Epiqendra e stuhisë ka qenë në rajon të Prishtinë prandaj edhe ka qenë komuna më me shumë dëme. Se bashku me Obiliqin e Podujevës kanë qenë mbi 50 prishje, por që shumica janë riparuar” është shprehur Buzhala.
Stuhia e djeshme ka lënë pa rrymë ka lenë një fshat të Malishevës me 20 orë./Indeksonline.