Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndodhet në banesën e tij, teksa jashtë saj qëndrojnë dhjetëra mbështetës.

Tahiri, u largua nga shtëpia " />

Dhjetëra njerëz në mbështetje të Saimir Tahirit

Dhjetëra njerëz në mbështetje të Saimir Tahirit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndodhet në banesën e tij, teksa jashtë saj qëndrojnë dhjetëra mbështetës.

Tahiri, u largua nga shtëpia pasditen e sotme, ku I pyetur për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij, ka përdorur shprehjen e famshme të kryeministrit Edi Rama: Nuk keni parë gjë akoma!

Ai është rikthyer në shtëpi, teksa është pritur nga shumë mbështetës të tij, të cilët vazhdojnë të presin rreth banesë së ish-ministrit.

Herë pas here, ata dëgjohen të thërrasin emrin e ish-ministrit, ndaj të cilit prokuroria i është drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetet të deputetit me qëllim arrestimin e tij.

Pritet që ditën e nesërme, në orën 11:00 Këshilli i Mandatave të japë vendimin për heqjen ose jo të imunitetit të tij, ku më pas do të jetë parlamentit që do të vulosë fatin e Tahirit.