Dhjetëra qytetarë po vazhdojnë të ikin – liderët diskutojnë për ndarje postesh

Dhjetëra qytetarë po vazhdojnë të ikin – liderët diskutojnë për ndarje postesh

Takimi i filluar në mëngjes në hotelin e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili pastaj ka vazhduar në Kuvend mes liderëve të PAN-it, AKR-së dhe Listës Serbe, është duke vazhduar ende në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Nga informatat e pakta që kanë dalë nga bisedimet e zhvilluara tërë ditën, Lista Serbe ka kërkuar edhe një ministri më shumë  atë të bujqësisë në qeverisjen e ardhshme, e cila pas marrëveshjes së arritur mes PAN-it dhe Pacollit i takonte AKR-së.

E pikërisht mosformimi i institucioneve dhe gjendja e e rëndë ekonomike janë arsyet kryesore që këta qytetarë po dalin nga Kosova.

Ata po nisen nga Stacioni i Autobusëve ku po nisen drejt Beogradit pastaj për në Suboticë. Shumë prej tyre të intervistuar nga Zëri, thonë se janë të indinjuar me situatën politike./Insajderi.com