Dhjetëra persona janë arrestuar gjatë një aksioni policor të realizuar mëngjesin e së martës në rajonin e Pejës, pasi dyshohen për fajde.
Për këtë arsye Prokuroria Themelore e Pejës ka organizuar konferencë të jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet në orën 15:00.
Aksioni bëhet e ditur se është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar).
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Insajderi.com