Dhjetëra të infektuar me Coronavirus po transportohen nga ndihma e shpejtë në Maqedoni

Dhjetëra të infektuar me Coronavirus po transportohen nga ndihma e shpejtë në Maqedoni

Më shumë se 20 pacientë me Coronavirus transportohen çdo ditë nga Ndihma e Shpejtë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, njofton Insajderi.

Disa prej tyre në nevojë për një ekzaminim specialist, të tjerët në nevojë për shtrim në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ose në spitalin “8 Shtatori” për shkak të përkeqësimit të gjendjes.

Shifra e lartë i rasteve me Covid-19 javën e kaluar gjithashtu ka rritur numrin e ndërhyrjeve të ekipeve nga Shërbimi 194.

“Numri i thirrjeve në telefonat e ambulancës është rritur. Në disa ndërhyjmë, në disa këshillojmë. Në baza ditore, kemi 100 deri në 120 ndërhyrje, nga të cilat mbi 20 janë pacientë me Covid. Ata dërgohen te mjekët amë, ata caktojnë dhe rregullojnë ekzaminime për ta në një nivel specialisti dhe ne kryejmë transportin në institucionin përkatës, por kuptohet që ne gjithashtu ndërhyjmë në përkeqësimin akut të pacientëve pozitivë”, tha  mjekja, Elena Kareva Pilovska. /Insajderi.com