
Fashti tjetër në të cilin po vazhdon dhuna ndaj qeneve është Rugova e Hasit.
Në një video të postuar në rrjetin social Facebook shihet qartë se si disa përsona i përleshin qentë në mënyrë të dhunshme, duke i vendosur ata në dy luftime.
Në faqen “Arusha Rugova Hasit” në Facebook janë të publikuara dhjetëra video në të cilën persona të caktuar shihet se si kënaqen nga përgjakja e qeneve.
https://www.facebook.com/hajtquk/videos/1997652343843812/
Kjo nuk është hera e parë që në Kosovë, organizohen përleshje të tilla në mes kafshëve me vetëdije të pronarëve.
Para disa dite një rast i njëjtë ka ndodhur në fshatin Tomoc të komunës së Istogut një person me emrin Shem Shatri shihet ku vendos dy qenë në dy luftim, duke ingjizuar me telefon.
Ky i fundit vazhdon të postoj video në të cilat tregon sesi përdhunon qentë e tij duke i shtyrë që të luftojnë deri në përgjakje.
Pasi Insajderi raportoi në dhjetor të vitit të kaluar për një video në të cilën dy qenët luftojnë duke u përgjakur.
Qytetari nga Istogu që përgjakë qentë nuk i frikësohet as policisë