23 nga të arrestuarit janë për kundërvajtje, ndërsa një tjetër për vepër penale.
Nga protesta e dhunshme që ndodhi mbrëmë para parlamentit serb, përveç të lënduarve të shumtë, kanë pësuar edhe arrestimet nga policia, njofton Insajderi.
Drejtori i policisë në Serbi, Vladimir Rebiq, ka njoftuar se kanë arrestuar 24 persona – 23 për kundërvajtje e një tjetër për vepër penale.
Ai, në një konferencë për shtyp dhe se është bërë një dëm shumë i madh edhe në objektin e ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se “huliganët u vunë zjarr pesë automjeteve zyrtare, si dhe u dëmtuan pajisjet e policisë”.
Protesta e brendshme në Serbi filloi si përgjigje kundërshtuese ndaj masave të reja të Aleksandër Vuçiq për karantinim për shkak të mospërhapjes së virusit Corona./Insajderi.com