Dhunim seksual në Ferizaj

Dhunim seksual në Ferizaj

Një femër e raportuar si person i zhdukur dyshohet se është dhunuar nga persona ende të panjohur.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se personi i zhdukur është sjellë në polici.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori, njofton Insajderi.

“Me 24.08.2020 është raportuar se viktima femër, e raportuar si person i zhdukur, është sjellë në polici dhe dyshohet se ka qenë viktime e dhunës seksuale nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com.