
Një vajzë e mitur është dhunuar dy herë seksualisht në Prishtinë nga disa persona
Kështu përshkruhet në dosjen e prokurorisë të cilën e ka siguruar Kallxo.com.
“Gjyqtarët e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R e kanë aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për secilin veç e veç” – thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Faktin se vajza ka qenë e mitur e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Për Shqip.com Ulaj tha gjithashtu se në mesin e të dyshuarve është edhe një i mitur.
Tutje, Ulaj tha se sa i përket këtij rasti janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me institucionet e tjera si dhe janë duke pritur për zhvillime./Insajderi.com