Dhunimi i të miturës në Mitrovicë, reagon OSBE-ja

Dhunimi i të miturës në Mitrovicë, reagon OSBE-ja

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar lidhur me rastin e dhunimit të një të miture në fshatin Mazhiq të Mitrovicës.

Nga OSBE-ja janë shprehur se i bashkohen qytetarëve në dënimin e këtij akti që ka ngjallur reagime të shumta në vend.

Nga ky mision kanë kërkuar që të gjitha organet të përgjigjen shpejt dhe vendosmërisht në raste të tilla.

“Jemi të inkurajuar nga përgjigja e policisë dhe prokurorisë ndaj sulmit seksual të tmerrshëm, ndaj të miturës në Mazhiq, Mitrovicë. I bashkohemi publikut në dënimin e këtij akti të tmerrshëm. Është e rëndësisë jetike që të gjitha organet të përgjigjen shpejt dhe vendosmërisht në raste të tilla”, kanë shkruar në Twitter.

Siç është raportuar në media, dy të dyshuarit e kishin dhunuar të miturën në një shtëpi të pabanuar në fshatin Mazhiq të Mitrovicës, më 18 maj, nga ora 00:00 deri në orët e mëngjesit./Insajderi.com