Dhunohen dy të mitura në Ferizaj

Dhunohen dy të mitura në Ferizaj

Dy të mitura në Ferizaj dyshohet se janë dhunuar të mërkurë, rreth orës 1:15, njofton Insajderi.

Lidhur me këtë rast, policia njofton se ka arrestuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

“Ferizaj 09.06.2021 – 01:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, pasi që dyshohet se të njëjti kanë kryer veprën penale të dhunimit, ndaj viktimave femra kosovare (të mitura)”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com