
Policia e Kosovës njofton se një e mitur në Mitrovicë është dhunuar seksualisht.
Fillimisht policia thotë kishte ndaluar të dyshuarin i cili ishte duke drejtuar veturën në të cilën ishte e mitura nën moshën 16-vjeç.
Viktima, sipas policisë, ka deklaruar se me të dyshuarin me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale, megjithatë rasti është hapur si “Dhunim”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë./Insajderi.com