
Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh ka informuar që ka ndodhur një rasti i dhunimit seksual në Prishtinë.
Një grua K/Shqiptare është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar burrë K/Shqiptar. Ankesa nga viktima është bërë të enjten në orën 15:00.
“Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Duke ju referuar statistikave të policisë, raste të dhunës fizike dhe seksuale në Kosovë shënohen çdo ditë. Viktimat janë shumicën e rasteve janë gra. /Insajderi.com