Dhunohet një grua në Fushë Kosovë

Dhunohet një grua në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person, si të dyshuar për dhunim seksual të një gruaje në Fushë Kosovë, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën ”Nëna Terezë”, në muajin maj të këtij viti.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com