Dhunohet një vajzë në Fushë Kosovë

Dhunohet një vajzë në Fushë Kosovë

Një vajzë është dhunuar gjatë ditës së djeshme në fshartin Bresje të Fushë Kosovës, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin 24 orësh të policisë, një person i panjohur duke e mashtruar, e ka dhunuar viktimën.

Me urdhër te prokurorit viktimës do ti behet ekzaminimi mjekësor, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

“Fsh. Bresje, Fushe Kosovë, 10.05.2021-12:20. Është raportuar se një i dyshuar i panjohur duke e mashtruar, ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me urdhër te prokurorit viktimës do ti behet ekzaminimi mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com