Ferizaj: Dhunoi mbesën 13-vjeçare, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Ferizaj: Dhunoi mbesën 13-vjeçare, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit A.F., nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, A.F., dyshohet se më 7 mars të vitit 2020 e ka keqpërdorur për qëllime seksuale mbesën e tij, të mitur.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri A.F. – xhaxhai i babait të viktimës, më 7 mars 2021, në fshatin Dubravë –Ferizaj, në shtëpinë e përbashkët të tyre, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të miturën trembëdhjetë (13) vjeçare”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj./Insajderi.com