Dhurata Hoxha: Ligji për Mjekësi Ligjore hyri në fuqi para se unë të isha ministre

Dhurata Hoxha: Ligji për Mjekësi Ligjore hyri në fuqi para se unë të isha ministre

Ish-ministrja e Drejtësië, Dhurata Hoxha, ka thënë se Ligji për Mjekësi Ligjore ka hyrë në fuqi para se ajo të jetë ministre e këtij dikasteri.

“Ligji ka hyrë në fuqi në prill 2016, ndërsa unë jam emëruar në MD ne korrik 2016, ku menjëherë kemi filluar me hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore te cilat kanë qenë në agjendën legjislative. Deri në shpërbërjen e Kuvendit që ka qenë rreth 9 muaj kemi dërguar në Kuvend 8 ligje duke përfshirë edhe Kodin Penal dhe ligje te tjera te rëndësishme”, ka thënë Hoxha në një përgjigje për Klan Kosovën.

Kjo deklaratë e saj erdhi pasi zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë  se ekspertët mjekoligjorë janë kompensuar jashtëligjshëm nga Këshilli Prokurorial për pesë vite, duke marrë kështu rreth 1 milion euro.

Por, ai mori përgjigjen nga ish-ministrja, Dhurata Hoxha.

“Sa i përket rastit në fjalë, ka qenë pjesë e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, të cilin rishikim e kam inicuar unë qysh në fillim te vitit 2017 dhe pastaj ministrat tjerë kanë vazhduar këtë nismë”.

Hoxha  shtoi se ka besuar që ministrat që kanë ardhë pas saj të kenë arritur t’i përmirësojnë këto zbrazëtira ligjore të cilat janë evidentuar dhe po vazhdojnë të evidentohen”.

“Pra, kanë qenë edhe tre ministra pas meje duke përfshirë ministren aktuale dhe të gjithë ata paskan pasur mosveprim atëherë, mirëpo vetëm emrin tim e paskan përmendur”. /Insajderi.com