Dialog pa ide

Dialog po, por opsione për zgjidhje s’ka

Ivica Daçiq thotë se duhet të vazhdohet dialogu me Kosovën. Por se mungojnë idetë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit.

Dialog po, por opsione për zgjidhje s’ka

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë dhe ekziston një dëshirë e komunitetit ndërkombëtar për të përshpejtuar bisedimet, por në të njëjtën kohë ekziston mungesë e ideve për të arritur një marrëveshje, ka thënë ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, njofton Insajderi.

Daçiq, në një intervistë për televizionin Pink në Serbi, ka deklaruar se ai dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë tetë vjet që po mundohen të gjejnë një zgjidhje dhe po luftojnë në arenën ndërkombëtare për Kosovën.

Njëjtë si Daçiq, këto ditë ka folur edhe Vuçiq i cili sa herë është pyetur për Kosovën ka deklaruar se nuk ekzistojnë opsione për zgjidhje potenciale dhe ka mungesë idesh.

Madje, Vuçiq deklaroi gjithashtu se ka përshtypjen se ndërkombëtarët krejt çfarë mund të ofrojnë si ide është njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, porse ai e ka ndërmend t’i thotë jo këtij opsioni./Insajderi.com