
Kosova dhe Serbia do të takohen përsëri në Bruksel për të vazhduar bisedimet nën mbikëqyrjen e emisarit special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak.
Ky i fundit të mërkurën ka shkruar në Twitter se temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë, njofton Insajderi.
Por, kështu nuk mendon drejtori i të ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Marko Gjuriq, i cili në replikën ndaj të dërguarit evropian, ka thënë se, “pika e parë e diskutimit në Bruksel do të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”.
“Tema e parë në rendin e ditës nesër do të jetë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Të paktën për palën serbe”, ka thënë Gjuriq.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje ekonomike në Uashington.
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ekziston një koordinim i plotë në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian sa i përket dialogut. /Insajderi.com