“Jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është me rëndësi që të sh’tensinohet situata dhe të kthehemi në tryezën e negociatave për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, dhe e vetmja mënyrë për këtë është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
Kështu ka thënë presidentja e Këshillit Evropian, Ursulua von der Leyen, gjatë takimit të përbashkët që e kishte me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
“Negociatorët shpresoj që kanë mandat të fuqishëm për të negociuar”, ka thënë ajo.
“Është më rëndësi që të ecim përpara në rrugën evropiane dhe ka rëndësi jetike që të bëhet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi”, vazhdoi ajo.
Për të mërkurën është paraparë që të zhvillohet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.
Besnik Bislimi Kosova dhe Petar Petkoviq prej Serbisë, do të diskutojnë për situatën në Veriun e Kosovës.
Takimi zhvillohet nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Por, do të marrë pjesë edhe Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar
Ndërsa, Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ditë më parë kërkoi që nga veriu të largohen bllokadat në rrugë, por edhe Njësitet Speciale.
Tash e 10 ditë Policia e Kosovës është pozicionuar në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Nga 20 shtatori po ashtu rrugët kryesore janë të bllokuara nga serbët lokalë. /Insajderi.com