Dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi tregon çfarë i ka propozuar Kurtit

Dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi tregon çfarë i ka propozuar Kurtit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, i ka propozuar këtij të fundit referendumin për çështjen finale të mbylljes së dialogut me Serbinë.

“Në takimin me Kurtin ia kam propozuar ligjin për referendum për mbylljen e çështjes së dialogut Kosovë Serbi, për një marrëveshje finale. Ai e mori me skepticizëm dhe e pash se nuk pati koncentrim”.

Thaçi foli edhe për çështjen e shkëmbimit të territoreve për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se kurrë nuk ka ekzistuar një opsion i tillë.

“Unë asnjëherë nuk kam folur për shkëmbim të territoreve, gjithmonë kam thënë jo autonomi, jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve”, shtoi Thaçi.