Pagëzimi i dialogut

Dialogu – kudo që zhvillohet – duhet të ketë emër

Fatmir Limaj: Dy gjëra duhet qartësuar para fillimit të dialogut: kohëzgjatja dhe emërtimi.

Dialogu – kudo që zhvillohet – duhet të ketë emër

Fatmir Limaj, lideri i Nismës për Kosovën, ka thënë se nuk është shumë e rëndësishme se ku zhvillohet dialogu sa është i rëndësishme emri që do ta ketë ai dialog, njofton Insajderi.

“Dy gjëra duhet qartësuar para fillimit të dialogut: kohëzgjatja dhe emërtimi. Procesi i ardhshëm dialogues me Serbinë kudo që zhvillohet duhet ketë emër; dialog për njohje”, ka shkruar Limaj në Facebook, pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti.

Ai shtoi gjithashtu se “është shumë më rëndësi që dialogu të përshkruhet me transparencë të plotë”.

Limaj ka qenë lideri i rradhës që është takuar me kryeministrin në atë që është quajtur “Forumi i Liderëve të partive parlamentare”.

Ky Forum ka ardhur si nismë e kryeministrit Hoti, me qëllim të takimit të të gjithë liderëve partiak, para se të marrë udhë për në Uashington, ku do të takohet me palën serbe me 27 qershor.

Gjithsesi, dy partitë e mëdha opozitare, Vetëvendosja e Partia Demokratike nuk kanë pranuar ftesat e Hotit./Insajderi.com