Diaspora i dha fitoren, por VV-ja planifikon mbylljen e ministrisë së Diasporës

Diaspora i dha fitoren, por VV-ja planifikon mbylljen e ministrisë së Diasporës

Deri në këto momente ku janë numëruar 90 për qind e votave të ardhura nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje deri më tani ka marr më së shumti vota, gjithsej 6850, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndonëse mërgata është treguar shumë zemërgjerë me VV-në, kjo e fundit kur të vije në krye të qeverisë nuk do të jetë mirënjohëse për ta.

Është raportuar se qeveria e ardhshme nuk do të ketë më Ministri të Diasporës. Sipas raportimeve ajo do të shkrihet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti kishte thënë pas disa ditësh se për dallim prej qeverisjes të koalicionit PAN me LDK do të ketë vetëm 12 ministri. Ka premtuar se do të jenë vetëm 26 zëvendësministra

“U dakorduam që t’i zvoglojmë ministritë nga 21 sa kanë qenë në keqqeverisjen e kaluar, t’i sjellim diku në 12. Por, edhe të mos jenë më shumë se një e treta e zëvendësministrave nga keqqeverisja e kaluar dy vjeçare, të mos jenë rreth 80 prej tyre, por një e treta e asaj çfarë kishim. Gjithashtu u dakorduam që 30 për qind edhe të ministrave dhe të zëvendsministrave të jenë gra në kuadër të përpjekjeve tona për barazi gjinore”, ka thënë Albin Kurti për AAK, duke komentuar takimin me Vjosa Osmanin e Isa Mustafën.

Lëvizja Vetëvendosje, ka dal e para në zgjedhjet e 6 tetorit, duke marr kështu 25 për qind të votave duke e lënë pas vetës Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).