Të mërkurën ushtruesja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 14 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në vend, njofton Insajderi.
Ndërsa, në mbledhjen e së enjtes të Komisionit Qendror Zgjedhor u bë e ditur se aplikimi i diasporës për regjistrim në votim fillon më 12 janar dhe përfundon më 24 janar.
Ndërsa, fushata zgjedhore për partitë politike zgjatë gjithsej 10 ditë, pra fillon me datën 3 shkurt dhe përfundon me datën 12.
Ndërkohë, kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka thënë se janë të obliguar nga dita e sotme të fillojnë përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
“Shpresojmë që pas këtyre zgjedhjeve do të kemi reformë zgjedhore dhe do të adresohen të gjitha çështjet. Ky është plani operacional dhe këto afate do të jenë të qasshme në faqen e KQZ-së posa të aprovohen në këtë mbledhje”, ka thënë ajo. “Jemi të obliguar nga dita e sotme të fillojmë përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Shpresojmë që pas këtyre zgjedhjeve do të kemi reforma zgjedhore dhe do të adresohen të gjitha çështjet. Ky është plani operacional dhe këto afate do të jenë të qasshme në faqen e KQZ-së, posa të aprovohen në këtë mbledhje”./Insajderi.com