Diaspora që voton në shtetet ku jetojnë do të largohen nga listat e KQZ-së

Diaspora që voton në shtetet ku jetojnë do të largohen nga listat e KQZ-së

Kosovarët në diasporë që kanë të drejtën e votimit në vendet ku jetojnë nuk mund të votojnë edhe në Kosovë.

Kështu tha për KosovaPress, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të përpilojë listën e votuesve jashtë Kosovës, e cila përmban të dhënat e atyre votuesve që me sukses janë regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe duhet që këta emra t’i largojë nga lista votuese, e cila shpërndahet në vendvotime nëpër Kosovë, në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt”, tha ai.

Elezi deklaroi se në një afat shumë të shkurtër do të dalin edhe me raportin e detajuar për votuesit jashtë vendit.

“KQZ, respektivisht shërbimi votues gjatë këtij vikendi do të hartojë një raport të detajuar sa i përket periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Në këtë raport do të kemi të qartë sesa është numri i qytetarëve të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sesa prej tyre janë refuzuar për shkak që nuk kanë përmbushur kriteret e përcaktuara me ligj”. /Insajderi.com