![Diell dhe vranësira sot në Kosovë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/05/parashikimi-i-motit-1-730x440.jpg)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./Insajderi.com