
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit (29-30 shtator) do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës, parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Sipas këtij Instituti, indeksi UV mbetet në kufijtë e mesatares, që nuk paraqet rrezik nga kontakti direkt me rrezet e diellit.
Shtypja atmosferike shënon ulje, por jo nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.