Diferenca e ngushtë e votave mes Dreshajt dhe Rugovës

Diferenca e ngushtë e votave mes Dreshajt dhe Rugovës

52 vota është diferenca e votave mes Gani Dreshajt të AAK-së dhe Haki Rugovës së LDK-së, pas numërimit të votave preliminare nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Kandidati i Aleancës për Arhdmërinë e Kosovës (AAK) në Komunën e Istogut, Gani Dreshaj prin pas numërimit të rezultateve preliminare nga KQZ.

Dreshaj ka arritur të fitojë 50.1 për qind të votave ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, i cili ka arritur të fitojë 49.9 për qind të votave.