Diferencat ndërmjet zyrtarëve të LDK-së vazhdojnë të jenë të mëdha

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhon me divergjenca të thella brenda strukturave të saj.

Diferencat ndërmjet zyrtarëve të LDK-së vazhdojnë të jenë të mëdha

Në një paraqitje televizive kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur edhe për diferencat e shumta politike me nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmanit.

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani përpos që nuk votoi Qeverinë Hoti nuk pranoi as ta drejtojë seancën në ditën kur u votua Qeveria e Avdullah Hotit me 61 vota.

Hoti tha për Osmanin se sjellja e saj është për keqardhje dhe se ajo nuk po e respekton rendin shtëpiak.

“Abstolutisht jo, asnjëherë s’kam pasur si formë të vepruarit politik, hatërmbejtje, është pak për keqardhje sjellja e saj, sepse e ka dëmtuar procesin si formë të paraqitjes, sepse ajo i ka paraprirë zgjedhjeve të fundit, gjithashtu është kryetare e Kuvendit nga LDK-ja. Është për keqardhe kur nuk e respekton rendin shtëpiak”, tha Hoti.

Përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdojnë, ditë më parë Osmani tha se kjo Qeveri nuk është  e LDK-së.

Është hera e dytë që Osmani nuk voton një Qeveri të drejtuar nga LDK-ja, herën e parë ajo nuk kishte votuar Qeverinë Mustafa në vitin 2014 pasi kundërshtoi një koalicion me PDK-në dhe tash së fundi nuk e votoi Avdullah Hotin për kryeministër. /Insajderi.com/