![Digjen rëndë dy puntorë shqiptarë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/screenshot-18_1532448655-1079922-1.jpg)
Dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) janë jdegur në qytetin e Vlorës këtë të martë.
Dy punëtorët kanë qenë duke riparuar një defekt në nënstacionin elektrik të qytetit në momentin kur pakujdesia e tyre i ka kushtuar shtrenjtë.
Për pasojë dy punonjësit janë djegur në shumë pjesë të trupit. Në vendngjarje ka mbërritur më pas ambulanca e cila i ka transportuar të lënduarit në spitalin e djegie- plastikës në Tiranë.