Digjen tetë mijë zogj në një fermë në Prizren

Digjen tetë mijë zogj në një fermë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fermë e pulave të premten rreth orës 6:50 është përfshirë nga zjarri në Prizren, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, nga incidenti nuk ka të lënduar ndërsa janë djegur tetë mijë zogj të pulave dhe një pjesë e objektit të fermës.

Njësiti policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe është lokalizuar zjarrin.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti policore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ferma e tij e pulave është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000 (tetëmijë) zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com